Informacion mbi privatizimin

Pershendetje,

Ne  vitin 1992 privatizuam apartamentin qe kishim me qira. Une dola bashkepronare me prinderit dhe vellain. Ne vitin 95 une isha ne Itali dhe ata (familjaret e mi) e shiten apartamentin duke me falsifikuar firmen timen e nuk me dhane asgje. Me ato leke blene truallin dhe bene katin e pare te nje vile. Me qirane e ketij kati, ndertuan katin e 2-te viles dhe keshtu me radhe deri ne katin e 4.. Pra, keto investime jane bere si rrjedhoje te lekeve te apartamentit qe u privatizuara ne fillim, ku isha edhe une b/pronare. Interesohem te di nese kam ndonje mundesi te fitoje bashkepronesine e viles? Si duhet te veproj? Faleminderit,


Qytetari: a. j. Data: 28 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Informacion mbi privatizimin”

  1. Pershendetje. Ju nuk keni te drejte ligjerisht qe te kerkoni bashkepronesine e viles, por ju keni te drejte qe te kerkoni ne gjykate pavlefshmerine e kontrates se shitjes dhe rikthimin e paleve ne gjendjen e meparshme. Megjithate, personi qe e ka blere apartamentin prej familjareve tuaj, ka te drejte qe ne gjykate te kerkoje njohjen e pronesise me parashkrim fitues me titull, duke qene se ai e ka fituar pronesine me nje kontrate, pavaresisht se ajo eshte e pavlefshme.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet