Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Informacion mbi perfitimet e biznesit te afektuar nga masat per shkak te COVID-19


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Pershendetje,

Disponoj nje biznes te vogel me sherbime fotografike. Jemi te vetpunesuar 2 pjesetaret e familjes.
Kemi aplikuar per te perfituar nga paketa e pare e ndihmes ekonomike e miratuar nga qeveria ne ndihme te bizneseve, por na kane refuzuar. Ku duhet te drejtohemi sepse biznesi gjate gjithe periudhes ka qene i mbyllur. Natyra e punes kerkon qe te kesh kontakt fizik me individet, te cilet kerkojne sherbimin dhe nga ana tjeter kemi qene te detyruar te respektojme masat e diktuara nga autoritetet mbi  distancimin social (fizik).

Duke ju falenderuar,  mbetemi ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj.


Qytetari: P. J. Data: 9 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

5 responses to “Informacion mbi perfitimet e biznesit te afektuar nga masat per shkak te COVID-19”

  1. Shërbimi fotografik nuk bën pjesë në aktivitetet që janë mbyllur ne zbatim te urdhrave te Ministrise se Shendetesise, kështu që me gjithë arsyetimin e drejtë që ju parashtroni, nuk mund të përfitoni nga paketa aktuale e ndihmes financiare (miratuar me VKM nr. 254, dt.27.03.2020).

  2. Bazuar ne aktet nenligjore te miratuara, per te perfituar nga paketa e ndihmes financiare, duhet qe aktiviteti juaj te beje pjese ne aktivitetet e mbyllura per shkak te virusit Covid-19. Ne rast te kundert nuk perfitoni nga kjo pakete.
    Ne ditet ne vijim pritet nje zgjerim i kesaj pakete financiare. Nese rezulton se biznesi juaj perfshihet si subjekt perfitues ne paketen e re shtese, atehere do te duhet te riaplikoni.

  3. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje

    Bazuar ne VKM nr.254 datë 27.03.2020, juve ju lind e drejta te ankimoni pergjigjen e marre, duke e derguar ankimimin ne adresen e emailit te Drejtorise Vendore te Tatimeve ku eshte regjistruar biznesi. Linku ku mund te aksesoni adresat e e-mailit eshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Gjithsesi, nisur nga lloji i biznesit qe ushtroni, vihet re qe ai nuk figuron ne listen e bizneseve qe duhet te nderpresin aktivitetin ne zbatim te akteve te nxjerra nga Ministria e Shendetesise. Referuar vendimit te sipercituar, ndihmë financiare përfitojnë vetëm të vetëpunësuarit/punonjësit e papaguar të familjes, të punësuarit e subjekteve tatimpaguese të regjistruara në organet tatimore dhe që ushtrojnë veprimtari ekonomike apo aktivitete të cilat janë mbyllur për shkak të situatës së emergjencës si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19.

    Ne ditet ne vijim, pritet te miratohet nga qeveria nje pakete e re ndihme financiare per bizneset. Ju sugjeroj qe sapo te publikohet akti, te konsultoheni me te dhe te verifikoni nese parashikohet dhenia e ndihmes financiare edhe per llojin e aktivitetit qe ju ushtroni.

    Faleminderit,

  4. Pershendetje, ne paketen e pare te ndihmes financiare eshte parashikuar se subjekt perfitues do te jene ato biznese qe kane nderprere aktivitetin ne zbatim te urdhrave te autoriteteve publike, per shkak te covid-19. Pra, keto biznese duhet te figuronin ne listen e bizneseve te mbylluara.
    Pritet te miratohet nga qeveria nje pakete e dyte me e zgjeruar me ndihme financiare per bizneset dhe duhet te konsultoheni me te nese do te parashikohet ndonje mbeshtetetje financiare per kategorine e biznesit tuaj.

  5. 2

    Pershendetje,
    Ne lidhje me shqetesimin tuaj per refuzim te kerkeses per mbeshtetje financare sipas rregullimeve me VKM nr.254 datë 27.03.2020, ju bejme me dije se keni mundesi te paraqisni kerkese/ankese per shqyrtim te rastit prane Sherbimit per Tatimpaguesit ne Drejtorise Rajonale Tatimore.
    Pretendimet tuaja ne lidhje me mundesine e përfitimit të ndihmës financiare duhet te dergohen ne adresen e-mailit të Drejtorisë Rajonale, ku ju banoni.
    Ne linkun e meposhtem gjeni e- mailet perkatese te Drejtorive Rajonale ku mund t’i kontaktoni.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet