Informacion mbi ndryshimin e mbiemrit pas divorcit

Pershendetje,

Jetoj ne Itali prej 10 vitesh dhe pak a shume po para se njejtes kohe jam divorcuar dhe nuk isha ne dijeni te ndryshimit te mbiemrit dhe kam vazhduar te rinovoj dokumentat italiane po me mbiemrin e ish-bashkeshortit. Tani qe me ka skaduar pashaporta shqiptare vura re qe mbiemri im ishte ai i vajzerise. Dua te di nese kjo mund te me hape ndonje problem me dokumentat italiane dhe gjithashtu dua te di hapat qe duhet te ndjek per te rinovuar pashaporten shqiptare? Faleminderit!


Qytetari: A. S. Data: 25 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Informacion mbi ndryshimin e mbiemrit pas divorcit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me aplikimin per pasaporte shqiptare do te duhet te ndiqni proceduren e shpjeguar nga kolegia ne pergjigjen paraardhese permes portalit e-Albania. Nese vendimi i gjykates per zgjidhje martese eshte rregjistruar ne aktet e gjendjes civile ne Shqiperi, atehere pasaporta shqiptare do dale me mbiemrin tuaj te vajzerise.
    Ne lidhje me shqetesimin tuaj nese ndryshimi i mbiemrit do t’ju hape probleme me aplikimin per rinovimin e dokumentave italiane, kjo ceshtje rregullohet nga rregullat e brendshme te shtetit italian, per te cilat juristet e platformes nuk disponojne informacion. Ne cdo rast, vleresojme se duhet te depozitoni prane autoriteteve italiane nje kopje te vendimit gjyqesor per zgjidhje martese, te perkthyer, te noterizuar dhe me vule apostile, se bashku me nje certifikate personale tuajen, ne te cilen reflektohet fakti se jeni e divorcuar dhe keni marre mbiemrin e vajzerise. Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Ne lidhje me proceduren e aplikimit per pasaporte te re shqiptare, ju bejme me dije se shtetasit shqiptare qe jetojne jashte vendit mund te aplikojne permes portalit e-Albania ne linkun ne vijim https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765 . Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet