Informacion mbi kushtet e perfitimit te pageses se papunesise

Pershendetje!

Kam nje pyetje ne lidhje me pagesen e papunesise ne kushtet e situates me COVID 19. Dy vellezerit e mi, duke qene se jane student, kane punuar gjate veres te sigururar e gjate dimrit ndonjehere dhe pa siguracion. Jemi interesuar dhe na kane thene qe do perfitojne vetem ata qe kane 60 dite papune dhe qe kane sigurime 1 vit e siper. Vellezerit e mi i kane me shume se 1 vit siguracione te paguara, por periudha kohore te padeklaruar eshte me shume se 60 dite. Si veprohet ne kete rast? Dikush mund te kete punuar me dite te caktuara dhe eshte ushqyer. Po tani qe eshte e ndaluar te dalim nga shtepia per shkak te situates, si veprohet?

Duke ju uruar pune te mbare, jemi ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj.
Faleminderit.


Qytetari: A. D. Data: 14 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion mbi kushtet e perfitimit te pageses se papunesise”

  1. Pershendetje!

    Perfitojne pagesen nga papunesia te gjithe personat e siguruar, te cilet plotesojne kushtet e percaktuara ne nenin 53 te Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar’ , VKM nr 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” dhe Udhëzimin nr 17, date 14.5.2018 “Për zbatimin e VKM nr 161, datë 21.03.2018.

    Cilat jane kushtet e përfitimit:
    Përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ky Ligj, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Nuk përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët:
    a) ndërpresin aktivitetin si punëdhënës dhe të vetëpunësuar;
    b) largohen nga puna me dëshirën e tyre;
    c) plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invaliditeti apo familjar, paaftësi të përkohshme në punë apo sëmundje profesionale.

    Persa kohe ju nuk perfitoni pagesen e te ardhurave nga papunesia sipas percaktimeve te mesiperme ligjore, atehere nuk kualifikoheni per te perfituar pagesen shtese te akorduar nga paketa e ndihmes financiare sipas VKM nr 254 dt 27.03.2020, e ndryshuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet