Pershendetje…Jam i interesuar per nje pergjigje konkrete. Kam 1 kredi tek nje banke mikrofinanciare dhe familja ime nuk ka qene as garantore dhe as ne dijeni te kesaj. Familja ime, sot eshte kontaktuar nga institucioni perkates dhe i kan vene detyrim atyre ta paguajne. Me cfare te drejte kane hyre ne familjen time per kete dhe si mund te veproj? Mesa shoh ata (institucioni financiar) kane shkel privatesine time si kredimarrese, nderkohe qe fare mire mund te bejne bllokim te te ardhurave te mia. Faleminderit,
One Response
Pershendetje,
Nese nje nga familjaret tuaj eshte ne cilesine e dorezanesit ne kontraten e kredise, atehere ekzekutimi i detyrimit do te shtrihet edhe mbi pasurine e tij, duke qene se ky i fundit ka marre persiper t’i siguroje kreditorit (institucionit financiar) ekzekutimin e detyrimit tuaj (debitorit). Ne rastin kur ne kontraten e kredise nuk ka dorezanes apo garant te trete, atehere ekzekutimi i detyrimit nuk afekton asnje prej familjareve tuaj, pervecse jush si debitor.
Faleminderit