Informacion mbi kalim kufiri me pasaporte

Pershendetje,

A mund te kaloj dot kufirin se bashku me vajzen dhe bashkeshorten time drejt shtetit italian? Bashkeshortja dhe vajza jane te pajisura me ‘premeso di sogorno’ dhe jane rezidente atje, por per momentin jane ne Shqiperi dhe duam qe te me marrin edhe mua dhe te kalojme kufirin te 3 se bashku. Bashkeshortja eshte e punesuar ne Itali, por dua te di nese mund te me terheqe dot me pasaporte dhe nese mund ta kalojme se bashku kufirin? Nese mund te kalojme, cfare dokumenti duhet te plotesoj per kalim? Faleminderit,


Qytetari: D. K. Data: 24 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion mbi kalim kufiri me pasaporte”

  1. Pershendetje,

    Per te udhetuar ne Itali nuk keni nevoje per vize. Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë ne Itali, për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet 6-mujori përgjatë të cilit, shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje-dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilin udhëtim.

    Motivi i vetëm i qëndrimit pa vizë në hapësirën e vendeve të Schengen-it është qëndrimi afatshkurtër për qëllime turizmi, kontakte pune, biznesi, aktivitete kulturore dhe vizita familjare. Shtetasit nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë qëndrimin pa vizë për qëllime punësimi, trajtime shëndetësore ose shkollim. Për të qëndruar përtej afatit 90 ditor për 6 muaj, shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë të tipit D). Pajisja me vizë D garanton marrjen e lejes së qëndrimit, për qëndrim afatgjatë.

    Kërkesë parësore per udhetimin është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuar financiarisht udhëtimin. Autoritetet kufitare të huaja, kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e shtetasit, i cili nuk është në gjendje të justifikojë motivin e udhëtimit.
    Hyrja në hapësirën Shengen u refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve të zones Schengen, për mosrespektim të legjislacionit të qëndrimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet