Informacion mbi gjykaten kompetente

Pershendetje, interesohem per vajzen e cila eshte e divorcuar dhe me vendim gjyqi i eshte lene per kujdesje vajza e mitur. Vajza me mbesen e kane gjendjen civile ne Tirane dhe banojne ne Tirane. Ish-bashkeshorti i vajzes banon ne Lushnje. Vajza kerkon te hap nje proces gjyqesor ku do te kerkoj autorizim per te dale jashte shtetit me vajzen e mitur (lejim dalje jashte shtetit). Deshirojme te dime: Ku duhet ta hapim procesin gjyqesor?… ne Tirane ku ka gjendjen civile vajza e mitur apo ne Lushnje ku ka gjendjen civile i ati?…, pra ciles gjykate duhet t’i drejtohemi? Faleminderit


Qytetari: x. h. Data: 26 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion mbi gjykaten kompetente”

  1. 2

    Pershendetje
    Nese babai i femijes nuk jep nje prokure ne menyre vullnetare ne menyre qe femija te levize jashte vendi atehere ju mund ti drejtoheni gjykates.
    Si rregull, padia ngrihet në gjykatën ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme. Kur i padituri nuk ka as vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet në gjykatën ku banon paditësi.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet