Informacion mbi afatet e hetimeve

Pershendetje,
Doja te disa sesa duhet te zgjasin hetimet per vrasje te mbetur ne tentative ndaj punonjesit te policise (nderkohe qe ka bere 10 muaj ne paraburgim)? Faleminderit,


Qytetari: E. F. Data: 6 December , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Informacion mbi afatet e hetimeve”

  1. 1

    Pershendetje,

    Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të Kodit te Pr. Penale. Prokurori mund te kerkoje zgjatje te afatit te hetimeve, por kohezgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet, pervecse per raste te vecanta.

    Ne nenin 324 te K.Pr Penale percaktohet se: “1.Prokurori mund ta zgjasë afatin e hetimeve për një kohë deri në tre muaj. Në rastin e Prokurorisë së Posaçme ky afat është deri në gjashtë muaj.
    2. Zgjatje të mëtejshme, secila për një kohë jo më shumë se tre muaj, mund të bëhen nga prokurori në rastet e hetimeve komplekse ose të pamundësisë objektive për t’i përfunduar ato brenda afatit të zgjatur. Kohëzgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet. Tej afatit 2-vjeçar, për raste të akuzave për krim të organizuar dhe për krime që gjykohen me trup gjykues, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit.
    3. Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe të viktimës.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet