Informacion lidhur me ceshtjen penale

Pershendetje,

1. Si mund te verifikoje se cili eshte objekti i nje ceshtjeje penale?
2. Si/Ku mund te marr informacion se ne cfare faze ndodhet nje ceshtje e caktuar penale e vitit 2019, sepse nuk kam arritur te marr pjese ne seancen e zhvilluar ne mars per shkak te karantinimit. Zyra e informacionit prane gjykates penale nuk me ka dhene informacion lidhur me ecurine ceshtjes edhe pse jam paraqitur disa here. Shpjegoj se posta nuk me sjell njoftimet nga gjykata, ku une dyshoj se po behen seanca pa pranine time. Ju lutem me udhezoni sesi mund te veproj per te marre informacion ne lidhje me sa me siper. Faleminderit,


Qytetari: V. P. Data: 6 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Informacion lidhur me ceshtjen penale”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Per t’u informuar mbi ecurine e nje procedimi penal ne fazen e gjykimit, mund te vizitoni faqjen ne web: http://www.gjykata.gov.al/, lehtesisht e aksesueshme nga te gjithe personat.

    Ne kete faqje mund te merrni informacion te detajuar mbi fazen e gjykimit qe ndodhet ceshtja per te cilen kerkoni inforacion. Gjithashtu, mund te informoheni edhe ne lidhje me oren dhe datat e zhvillimit te seancave gjyqesore.

    Gjithe te mirat!

  2. Pershendetje,

    Ju mund te beni nje kerkese me shkrim permes rruges postare, duke i kerkuar gjykates informacion per sa ju interesoheni. Ne kerkese shenoni te dhenat qe dispononi ne lidhje me ceshtjen (numer/date), percaktoni rolin tuaj ne proces dhe te paleve te tjera te mundshme. Ruajeni mandatin postar qe te keni mundesi te ndiqni trajtimin e kerkeses brenda afateve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet