Informacion

Pershendetje,

Para shume vitesh kam bere nje gjyq per pronesine e nje apartamenti, pronesine e te cilit e fitova ne vitin 2014 ne apel. Mbasi shkojme me permbaruesin ne apartament shikojme qe aty kishte njerez te tjere qe ne kohen qe isha ne gjyq.  Pronari pallatit jua kishte shitur edhe ketyre. Ato me paditen dhe bllokuan permbarimin ne te dyja shkallet. Aktualisht jemi ne pritje te shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte (e cila nuk funksionon). Nje sugjerim nga ana juaj ju lutem, te vazhdoj te pres gjykaten e larte apo te rinis gjykimin me pronarin qe ka bere shitje te dyfishte sepse kane kalur 15 vite qe pres? Faleminderit


Qytetari: E. N. Data: 15 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Informacion”

  1. Pershendetje. Nga informacioni qe ju relatoni nuk eshte shume i qarte problemi juridik qe ju shtroni. Megjithate, ne parim, mund t’ju themi se ne rast se ju keni nisur nje ceshtje gjyqesore dhe kjo eshte ende ne proces, ju nuk mund te rifilloni nje proces me objekt te njejte, pasi kjo vjen ne kundershtim me Kodin e Procedures Civile, pavaresisht kohes qe mund te duhet derisa ceshtja te perfundoje. Per mundesine per te nisur nje proces te ri, me objekt te ndryshem, eshte i nevojshem nje informacion me i plote dhe studim i praktikes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet