Informacion

Pershendetje,

Bashkeshortja ime dhe une kemi investuar te shtepia e prindit te bashkeshortes …edhe prindi eshte dakort qe te kaloj gjithcka ne emer te bashkeshortes time qofte edhe ne emer te neve te dyve. Ju lutem cfare rruge duhet te ndjekim per te kaluar pronesine ne emer te bashkeshortes time? Ne lidhje me shtepine disponohet vetem leja e shtepise.  Bashkeshortja ime ka dhe 3 motra te tjera, te cilat po ashtu jane dakort per kete gje. Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 25 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Informacion”

  1. 1

    Pershendetje. Nese pasuria e prinderve te bashkeshortes nuk eshte e regjistruar ne regjistrat kadastrale, ata nuk mund te nenshkruajne nje kontrate dhurimi per kete pasuri, pasi ligji shqiptar nuk lejon dhurimin e nje sendi te ardhshem. Me sa parashtroni persa kohe per pasurine ekziston vetem leja, atehere ajo nuk eshte e regjistruar, pra nuk dhurohet. Prinderit e bashkeshortes mund te hartojne testament, ku te percaktojne si trashegimlenese te vetme bashkeshorten tuaj. Ne kete rast, pasuria kalon ne emer te bashkeshortes vetem pasi ata te nderrojne jete. Nese ky opsion nuk eshte i pershtatshem, ju mbetet te ndiqni procedurat per regjistrimin e pasurise, ne menyre qe te lidhet kontrata e dhurimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet