Informacion

Pershendetje,

Jam inxhiniere dhe ushtroj profesionin si person fizik. Kam paguar sigurimet dhe detyrimet rregullisht qe prej viti 2017. Jam shtatzene ne muajin e shtate dhe mjekja me thote qe duhet te bej regjim shtrati. Pra, jane 1 muaj regjim shtrati, deri ne fillimin e lejes se detyruar te lindjes (35 dite para lindje). A perfitoj nga raport mjeksor? 2 jave eshte nga punedhenesi e 2 jave nga shteti, ne rast se punon ne privat. Po si person fizik si funksionon? Faleminderit,


Qytetari: M. M. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion”

  1. Pershendetje. Rregulli per personin e punesuar vlen edhe per personin e vetepunesuar. Pra pas javes se dyte, cdo dite raport do t’ju paguhet nga Instituti i Sigurimeve. Pagesa do te behet duke llogaritur pagen per te cilen ju paguani sigurimet shoqerore dhe shendetesore. Nese paguani minimumin e kontributeve, atehere edhe raporti do t’ju llogaritet mbi kete vlere. E njejta logjike vlen per te gjithe periudhen e raportit qe ju do te merrni si leje paralindje dhe paslindje.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet