INFORMACION

A duhet qe nje punemarres te njoftoje punedhenesin per mungesta ne pune

Qytetari: M.M.
Data: 21 Mars 2023, Kategoria: Punë

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit rregullohen nga Kodi i Punës. Nëse punëmarresi nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka shkak të ligjshëm për mungesën, raport, leje vjetore, apo leje të miratuar nga punëdhënësi, atëherë ai nuk ka të drejtë të paguhet për këtë ditë pune. Kontributet e sigurimeve shoqerore llogariten mbi bazen e pages qe ka punonjesi dhe diteve te muajit qe ai ka qene ne pune (listeprezences). Nese punonjesi nuk ka qene ne pune pa te drejte page, atehere ai nuk do te perfitoje page per ato dite dhe si rezultat nuk do të derdhen kontributet perkatese te sigurimeve shoqerore.
    Gjithashtu një parim shumë i rëndësishëm është mirbesimi, i shprehur dhe në Kodin e Punës konkretisht në nenin 11/1, gjatë ushtrimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrimeve, punëdhënësit, përfaqësuesit e punëdhënësve, punëmarrësit dhe përfaqësuesit e punëmarrësve duhet të udhëhiqen nga parimi i mirëbesimit, drejtësisë dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin. Ata informojnë njëri-tjetrin për të gjitha faktet, kushtet, si dhe ndryshimet e tyre, të cilat janë të rëndësishme për ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje