Informacion

Pershendetje!

Dua te di se cfare dokumentash duhen per te kaluar shtepine nga prone e babait tek un (djali)? Theksoj qe shtepia ne certifikate eshte ne emer te babait dhe nenes time e cila nuk jeton me. Pas vdekjes se nenes time babai eshte martuar prape dhe ka nje femije ne moshe madhore. A ka te drejte njerka ime te pretendoje per pjese? Faleminderit,


Qytetari: S. R. Data: 16 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne lidhje me pjesen e nenes suaj (e cila nuk jeton me), nese nuk eshte lene testament nga ana e saj, do te duhet te celet deshmia e trashegimise ligjore, ku perfitues do te jene bashkeshorti (babai juaj) dhe femijet. Deshmia e trashegimise nxirret prane nje noteri dhe depozitohet per t’u rregjistruar mbi pasurine prane rregjistrave publike te administruar ne Zyren e Kadastres.
    Ne lidhje me pjesen takuese te babait, kalimi i pronesise nga ai tek ju femijet mund te behet me kontrate dhurimi ose shitje. Kontrata duhet te lidhet para noterit dhe duhet te rregjistrohet po ashtu ne Zyren e Kadastres. Per kalimin e pronesise nuk paguani tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise se pasurise, duke qene se kemi te bejme me nje veprim midis personave ne lidhje te afert gjinore (prind-femije).
    Ne rastin e marteses se dyte, duke qene se kjo pasuri eshte krijuar para marteses, atehere nuk eshte pjese e regjimit pasuror martesor ne bashkesi, pra nuk eshte pasuri e perbashket me njerken. Femija nga martesa e dyte ka te drejte te pretendoje mbi pjesen e pasurise se babait. Ne cdo rast, babai juaj, pjesen e tij takuese te pasurise, mund ta disponoje sipas deshires/vullnetit te tij.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet