INFORMACION

Jam denuar me 4 muaj burgim per vepren penale “Kundershtim i punonjesit te policise” gjate protestave ne vitin 2019. Ne baze te nenit 63, gjykata ka vendosur pezullimin e vendimit me burg dhe zevendesimin me 50 ore pune interes publik. Doja te dija, nese pas perfundimit te 50 oreve pune, ne deshmine e penalitetit, me mbetet nocioni ” I DENUAR” ? Dhe nese po, cfare hapash duhet te ndjek per ta hequr ?


Qytetari: D. M. Data: 6 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “INFORMACION”

  1. Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimit i parashikuar ne nenin 69 te Kodit Penal eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Pra, qe ju te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit te dale e paster, duhet te plotesohen dy kushte: te kene kaluar X vite (ne varesi te mases se denimit qe ju eshte dhene me vendim gjyqesor) nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale gjate kesaj periudhe.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet