Informacion

Pershendetje,

Ju lutem mund te me tregoni se ku duhet te drejtohem per te marre nje dokument sipas pershkrimit si vijon: “kopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo të ndërmarrjes, lëshuar nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, si dhe fotokopjen e noterizuar të genplanit ose të planimetrisë së objektit apo të ndërmarrjes (në çastin e privatizimit)”?

Faleminderit,


Qytetari: a. m. Data: 18 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion”

  1. Pershendetje
    Nese kontrata eshte lidhur para nje noteri publik, atehere nje kopje e njesuar e aktit noterial do te duhet te nxirret nga arshiva e noterit qe ka hartuar kontraten. Nese noteri prane te cilit eshte lidhur kontrata e privatizimit me ish-AKP nuk e ushtron me aktivitetin/ose nuk jeton me, atehere do te duhet te interesoheni prane Dhomes Kombetare te Noterise, se prane cilit noter eshte transferuar (eshte lene ne ruajtje) arshiva e noterit perkates.
    Nderkohe, nese kerkohet kopje e formularit tip te kontrates te lidhur midis ish-AKP dhe pales, si dhe dokumentacionit mbeshtetes (autorizime, dok. teknik, etj), vleresoj se do te duhet te drejtoheni prane Zyres Vendore te Arkivave Shteterore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet