Ne lidhje me nje ceshtje pronesie

Pershendetje,

Ju lutem doja te merrja nje informacion per nje çeshtje pronësie.

Behet fjalë per një shtëpi e cila ne vitin 2002 eshte dhene për t’u ndertuar pallat ne truallin e bashkeshortit tim, pra certifikata e pronesise eshte ne emer te bashkeshortit tim. Kontrata eshte lidhur ne vitin 2002 dhe ne ate kohe une dhe bashkeshorti ishim te fejuar. Ne vitin 2004 ne bejme celibrimin, pallati ne kete kohe nuk kishte filluar akoma punimet, deri ne vitin 2015 ku bashkeshorti im dhe une beme disa ndryshime ne kontrate duke shtuar disa metra ne shume nga kontrata e pare e sipermarrjes qe ishte lidhur qe ne vitin 2002.  Ne kontrate eshte parashikuar qe deri ne vitin 2021 do te behet dorezimi i pallatit dhe ne akoma nuk kemi hyre ne shtepi. Pra eshte nje prone e cila ka 20 vjet dhe akoma nuk po dorezohet.
Pyetja ime eshte kjo? si dote rregjistrohet kjo prone? a do te rregjistrohet ne baze te çertifikates familjare, (pra ne kete prone kur te futet per regjistrim do perfshihemi edhe une dhe femijet e mi) apo vetem ne emer te bashkeshortit? Ne rast divorci, bashkeshortja a perfiton nga kjo pasuri? Sic citova me lart, nga martesa kemi edhe femijë.
Duke ju falenderuar uroj te marr nje pergjigje.

Qytetari: L. B. Data: 18 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, Familjare.

One response to “Ne lidhje me nje ceshtje pronesie”

  1. 1

    Pershendetje. Momenti se kur bashkeshorti ka fituar te drejtat per sendin e ardhshem eshte perpara lidhjes se marteses, pavaresisht kohes se kur pasuria do te regjistrohet ne ASHK. Kur te perfundoj pallati dhe te behet regjistrimi ne ASHK, do te lidhet nje kontrate shkembimi, e cila do te lidhet midis te njejtave pale qe kane lidhur kontraten e sipermarrjes (porosise) ne vitin 2002, pra midis shoqerise ndertuese dhe bashkeshortit tuaj. Megjithate nese nga ana e bashkeshortit bihet dakord, pasuria mund te regjistrohet edhe ne emrin tuaj ne ASHK.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet