Informacion

Pershendetje,

Ne vitin 92 une banoja ne nje apartament te kohes se Enverit. Ky u privatizua dhe une dola bashkepronare me babin, mamin dhe vllain. Ne vitin 92 isha 20 vjece. Ne 95 une isha ne Itali dhe babi, mami e vllai shiten apartamentin pa firmen time. Kane vene firme fallco. Apartamenti u shit 29 mln. Me ato leke blene nje toke dhe ndertuan katin e pare te nje vile. Por babi e regjistroi vilen vetem ne emrin e tij. Kete e beri pasi dorezoi per legalizim nje certifikate familjare fallco ku une dal femija i nje tjetri. Keshtu qe une dola pa shtepi. Si duhet te veproje? A me takuan mua pjese ne kete shtepi? Sa pjese? Nese shkoj ne gjyq, sa eshte mundesia e fitimit te gjyqit? Faleminderit,


Qytetari: a. J. Data: 28 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Informacion”

  1. Pershendetje! Sa ju relatoni, ju sugjerojme qe fillimisht te administroni praktiken e plote te privatizimit te shtepise dhe praktiken e shitjes qe eshte eshte bere nga familjaret tuaj, e ne varesi te dokumentacionit mund te vleresoni edhe paligjshmerine e veprimeve juridike qe jane kryer.
    Ne rast se konstatoni se firma juaj eshte fallsifikuar, atehere mund t’i drejtoheni gjykates me kerkesepadi, duke kerkuar pavleshmerine absolute te kontrates se shitjes dhe zgjidhjen e pasojave perkatese, duke qene se sipas ligjit ju jeni bashkepronare me 1/4 pjese takuese te shtepise.
    Ndersa ne lidhje me legalizimin e baneses, leja e legalizimit del ne emer te personit qe ka bere vete-deklarimin prane ALUIZNIT dhe nuk lidhet me gjendjen e tij familjare. Pra, nuk ka rendesi administrimi i certifikates familjare ne percaktimin e titullarit te pronesise ne kete proces, pasi pasuria prezumohet qe eshte ne b/pronesi te vete-deklaruesit dhe bashkeshortes se tij. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet