Pershendetje,
Ne janar te ketij viti kam kryer martesen ne Suedi me nje shtetas me nenshtetesi te dyfishte, shqiptare dhe suedeze. U paraqita per te bere rregjistrimin e marteses prane gjendjes civile te bashkeshortit ne Shqiperi dhe me kerkuan aktin e marteses me vule apostile te perkthyer dhe te noterizuar. Kur shkova per dorezim me thane qe akti i marteses qe une paraqita nuk eshte akt martese se ne te mungon nje numer. Theksoj se ne Suedi akti i marteses leshohet vetem 1 here, nga perkthimi akti qe une kam eshte ligjor, permban emrat tane , te deshmitareve, te nenpunesit te dates civile, daten dhe vendin e kryerjes se marteses, i shoqeruar dhe me vulen e njome te gjendjes civile. Pavaresisht kesaj, pergjigja nga ana e nenpunesit te gjendjes civile ishte se dokumenti i paraqitur nuk eshte akt martese dhe qe nuk mund te rregjistroje martesen time. Kur e pyes cfare dokumenti me duhet, pergjigja eshte akti i marteses. Pyetja ime eshte, a ka dokument tjeter me te cilin mund te behet rregjistrimi i marteses? Cfare zgjidhjesh kam? Si veprohet kur akti i marteses qe kemi dhe kur certifikata qe verteton qe jemi te martuar nuk pranohet? Faleminderit paraprakisht
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Dokumenti qe kerkohet nga gjendja civile eshte akti i lidhjes se marteses në shtetin e huaj. Ne cdo rast ju duhet te interesoheni prane zyres se gjendjes civile per te sqaruar kete paqartesi.
Faleminderit