Info rreth truallit

Pershendetje,
Me ligjin e ri 20/2020 u parashikua se ne lidhje me truallin e objekteve te ndertesave para ’91, pronari i objektit ka te drejte te beje blerjen te truallit ne posedim. Cfare dokumentacioni duhet qe te dorezohet tek zyra ASHK se qarkut perkates dhe a keni informacion nese taksa/qeraja e truallit te papaguar gjate kohes falet ne kete rast? Ju faleminderit.


Qytetari: a. m. Data: 18 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, procedura administrative.

One response to “Info rreth truallit”

  1. Pershendetje. Ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”, perckaton dy kategori pasurish qe jane ne perdorim te subjekteve dhe per te cilat do te procedohet me kalimin e pronesise ne favor te poseduesve.
    1. Oborret ne perdorim; 2. Trojet funksionale te objekteve pa tituj pronësie, qe jane ndertuar dhe nuk jane regjistruar deri ne 1.11.1994.
    Ne rast se pyetja juaj eshte e lidhur me oborrin ne perdorim, VKM parashikon:
    Kur procedura nis me kërkesë të subjektit, ai duhet ta paraqesë aplikimin on-line nëpërmjet platformës unike qeveritare e-albania dhe të shlyejë tarifën e shërbimit për procedurën administrative.
    Tarifa e shërbimit për procedurën administrative të miratimit të dokumentit të pronësisë është 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe shlyhet në momentin e paraqitjes së kërkesës për kalimin e pronësisë dhe është e pakthyeshme edhe në rast rrëzimi të kërkesës nga ASHK-ja.
    Subjekti përfitues, sipas këtij vendimi, ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurës së kalimit të pronësisë në mënyrë të përshpejtuar, brenda një afati 90-ditor, përfshirë dhe periudhën e afishimit publik, nga momenti i aplikimit, përkundrejt tarifës së diferencuar në vlerën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë.
    Ne rast se pasuria juaj eshte truall funksional i nje ndertimi te paregjistruar, parashikohet:
    Për sipërfaqen e truallit funksional deri në 300 (treqind) m2, dokumenti i pronësisë miratohet pa shpërblim. Nese personi ka me shume pasuri ne posedim dhe deshiron ta bleje, ai ka te drejte, por duhet te paguaje me vleren sipas hartes se prones.
    Subjekte përfituese të objektit pa titull janë personat kërkues që e posedojnë objektin pa titull pronësie, së bashku me ata që janë në bashkësi ligjore me këta të fundit, sipas dispozitave të Kodit të Familjes. Me paraqitjen e kërkesës, subjekti deklaron se nuk ka kryer veprën penale të “dhunimit të banesës”, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas dispozitave të Kodit Penal. Ai, gjithashtu, ngarkon kopje të dëshmisë së penalitetit të kohës së aplikimit, e cila verifikohet nga ASHK- ja vetëm për efekt të kësaj vepre penale. Në qoftë se dëshmia e përmban një vepër të tillë, procedura administrative vijon vetëm nëse vepra penale nuk është kryer për ndërtimin objekt kërkese. Në këtë rast, për verifikimin e këtij fakti, drejtoria vendore e ASHK-së i kërkon informacion gjykatës kompetente që ka gjykuar çështjen.
    Drejtoria vendore e ASHK-së evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional dhe verifikon nëse për ndërtimin është paraqitur aplikim për legalizim. Gjatë evidentimit në terren verifikohet posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues, si dhe konstatohen kushtet e parashikuara në shkronjat “ç” dhe “d”, të pikës 11, të këtij vendimi, që kanë të bëjnë me gjendjen e ndërtesës dhe me funksionin e saj.
    Per me shume informacion, mund te shikoni ligjin dhe VKM perkatese:
    http://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200310112944ligj%20nr%20%2020%20dt%20%205%203%202020.pdf

    https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Vendim-i-KM_827_30.09.2020.pdf

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet