Info per llogaritjen e raportit mjekesor!

Pershendetje! Jam nje qytetar , jam i punesuar ne administraten publike. Kam nje femije 1 vjec . Dua te di bazen ligjore te perllogaritjes se raportit mjekesor kujdesi per femijen. Faleminderit!

Qytetari: G.I.
Data: 7 Shtator 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 3

    Pershendetje Kur punëmarrësi përkujdeset për fëmijën e sëmurë, që ka në ngarkim, të vërtetuar me raporte mjekesore, kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore deri në ditën e 14 me raport mjekësor deklarohen njëlloj sikur punëmarrësi të mos jetë i sëmurë dhe paguhen sipas përcaktimit në Kodin e Punës. Kodi i punes ne nenin 132 percakton se :’1. Në rast përkujdesjesh të domosdoshme për fëmijët në ngarkim, punëmarrësi përfiton pagën e tij, jo më shumë se 12 ditë mungesa në vit. Punëmarrësi me fëmijë deri në tre vjeç, ka të drejtë për një pushim të paguar deri në 15 ditë, kur fëmija i tij është i sëmurë, vërtetuar me raport mjekësor. Ai ka të drejtë të mungojë për një periudhë shtesë jo më shumë se 30 ditë në vit pa pagesë.’ Faleminderit

Lini një Përgjigje