Info mbi marredheniet nga kontrata e punes

Pershendetje! Gjate muajve te pandemise, kompania ne te cilen punoj nuk u mbyll dhe vazhdoi aktivitetin si normalisht, pra te gjithe punonjesit perfshire edhe mua punuam online nga shtepia, madje edhe me orare te zgjatura, pasi natyra e punes sime realizohet me ane te kompjuterit. Gjate kesaj kohe, drejtori pa marre asnje konfirmim prej meje dhe pa na derguar asnje dokument ku ta mbeshteste vendimim e tij vendosi te na ulte pagat me 30%.
Kompania ku punoj eshte globale dhe nga zyrat qendrore gjeta nje dokument ku thuhej se pagat do uleshin ne nivel 20% ne rang drejtori apo ekzekutivi, nderkohe qe une nuk e kam kete titull. I kerkova sqarim me ane te emailit drejtorit per kete dokument qe gjeta dhe nuk me ktheu pergjigje. Si me sugjeroni, a te kerkoj per kompansim page?
Gjithahtu, pervec ketij abuzimi, kam dyshimin se se shpejti duan te me largojne nga puna, mbase edhe nqaqe i kerkova drejtorit sqarim dhe prej atij momenti nuk me ka angazhuar me pune te tjera, pervec nje projekti qe e kam nisur me heret se t’i kerkoja sqarim per uljen e pages. Nese me largojne pa lajmeruar sipas afatit (kam mbi 9 muaj qe punoj aty) dhe nese e ndjek si ceshtje ne menyre ligjore, cfare perfitoj? Faleminderit


Qytetari: M. B. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Info mbi marredheniet nga kontrata e punes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Lidhur me pjesen e pare te pyetjes: ulja e pagave

    Ne kushte kur situatat e jashtezakonshme diktojne ne uljen e fitimeve te kompanise, eshte ne diskrecionin e punedhenesit tuaj te marre masat e nevojshme per kalimin e kesaj situate. Ne rastin konkret kjo konsiston ne uljen e 30% te pages se punonjesve. Nje vendim i tille i kompanise, i marre ne kushtet e nje situate te jashtezakonshme (force madhore), nuk ju le hapesire te kerkoni kompensim page, vecanerisht ne kushtet qe duke qendruar, autormatikisht keni pranuar kete ndryshim/perkeqesim te kushteve te punes
    Jo domosdoshmerisht nje vendim i marre per pagat ne nivel drejtori apo ekzekutivi eshte i vetmi vendim i kompanise per perballimin e situates se jashtezakonshme. Financat e nje kompanie globale, sic ju konfirmoni, por pa asnje perjashtim e cdo shoqerie tregtare, menaxhohen dhe kontrollohen nga organet e tyre vendimmarrese dhe ekzekutive ne bashkerendim, pikerisht me qellim shmangien e cdo abuzimi me keto financa.

    Per me tej, ju sqaroj se duke marre dijeni apo “gjetur” dokumenta qe nuk jane dedikuar per ju apo i sherbejne ushtrimit te punes tuaj (supozoj nga menyra e artikulimit te pyetjes), qe mund te klasifikohen edhe konfidenciale te aktivitetit te punedhenesit, ju mund te jeni ne kushtet e shkeljes se parimit te mirebesimit, i cili eshte parimi baze qe udheheq marredheniet e punes.

    Per me tej, lidhur me pjesen e dyte te pyetjes: mundesine e zgjidhjes se kontrates se punes, ju sqaroj si me poshte:

    Ne rastin tuaj, sipas Nenit 143 te Kodit te Punes, afati i njoftimit sipas Kodit te Punes do te ishte 2 muaj (pervec kur Kontrata e Punes percakton afat me te gjate). Zgjidhja pa respektuar kete afati e njoftimi konsiderohet zgjidhje e menjehershme. Zgjidhja e menjehershme e kontrates se punes nga ana e punedhenesit legjitimohet vetem nese kryhet per shkaqe te justifikuara, qe sipas Nenit 153 te Kodit te Punes, jane ato rrethana te rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës. Ne kete rast punedhenesi e zgjidh kontraten menjehere, duke zbatuar proceduren sipas nenit 144. Per sa eshte sqaruar me siper, mund te kete elemente qe do vleresohen nga gjykata si shkelje e parimit te mirebesimit.

    Eshte ne diskrecion te gjykates te vleresoje shkaqet e zgjidhjes dhe nese jane ne perputhje me nenin 153 te KP. Ne rastin me te keq, ajo qe ju do te perfitoni ne kete skenar, do te ishte paga per pushimet e pamarra per aq sa i takon kohezgjatjes se punesimit tuaj prane punedhenesit dhe paga deri ne diten qe do jeni ne pune.

    Ne cdo rast, vleresimi i mesiperm eshte prezumim, pasi ju mund te kerkoni ne gjykate dhe te mbroni kerkimet tuaja per afat njoftimi, procedure, zgjidhje e menjehershme e pajustifikuar etj., duke qene ne fund verdikt i gjykates ajo qe ju do te perfitoni. Mbani parasysh se ne rast te zgjidhjes se kontrates se punes afati per depozitimin e padise eshte 180 dite nga data e zgjidhjes efektive.

    Nga ana tjeter, ju sugjeroj qe nese ndodh zgjidhja e kontrates se punes, sic ju supozoni, te na drejtoheni serish, per te pare kushtet reale te zgjidhjes dhe per t’ju dhene nje pergjigje me konkrete.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet