Pershendetje,
Doja t’ju pyesja per shtetasit e huaj qe kane kaluar 90 dite ne territorin shqiptar ne kete situate pandemie. A aplikohet gjoba nga policia kufitare kur largohet nga Shqiperia? Dhe si mund te aplikohet per zgjatje te qendrimit? Ju faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Per rinovimin e lejes se qendrimit duhet te aplikoni nepermjet portalit e-Albania. Linkun se bashku me informacionin perkates mbi procedurat e aplikimit e gjeni me poshte: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9637
Ne lidhje me pyetjen nese do te aplikohet gjobe ne rast te shkeljes se afateve te lejes se qendrimit, ju bejme me dije se, shtetasit e huaj, pavarasisht situates pandemike, kane patur mundesi te dalin jashte kufinjve te Shqiperise ne drejtim te vendeve te tjera, duke qene se muajt e fundit pikat kufitare nuk kane qene te mbyllura. Ndaj vleresoj se shkelja e kushteve te qendrimit ne Shqiperi do te shoqerohet me penalitetet perkatese. Faleminderit