Info mbi gjendjen civile

Pershendetje,

Do te doja nje informazion apo nje ndihme ne rastin qe kam. Une jam shtetase shqiptare, ku jam duke filluar procedurat per martese me bashkeshortim tim te ardhshem (shtetas italian). Kam bere prokuren per te kryer gjithe procedurat ne Shqiperi nga mamaja ime. Problemi qendron se ne Shqiperi per te leshuar keto certifikata kerkojne karte identiteti dhe jo pashaporten. Nuk e pranojne ne asnje lloj menyre.

Une e kam humbur karten e identitetit dhe ndodhem ne Itali. Per te aplikuar per karte identiteti ne Itali duhet ta besh kur aplikon njekohesisht edhe per pashaporte.

Ka ndonje ligj ku eshte e shkruajtur qe ne gjendjet civile duhet patjeter karta identiteti dhe jo pashaporta? Si mund ta zgjidh kete problem pa u detyruar te kthehem ne Shqiperi e te filloj cdo gje nga e para? Ju faleminderit


Qytetari: I. S. Data: 20 October , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Info mbi gjendjen civile”

  1. Pershendetje
    Ju mund te aplikoni per leternjoftim (ID) nepermjet portalit e-Albania ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

    Karta e identititetit eshte mjet i domosdoshem per identifikimin e shtetasve shqiptare, ndersa pasaporta eshte ne vullnetin e individeve nese duan ta bejne apo jo. Kjo eshte edhe arsye pse gjendja civile i referohet kartes se identitetit dhe jo pasaportes. Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet