Rinovimi i kontrates

Pershendetje,

Ne prill me rinovohej kontrata me nje kompani telekomunikacioni per 2 vjet te tjere dhe une me mendje se me rinovohej ne maj bera pagesen e prillit ne nje nga keto dyqanet e rimbushjeve ( jo dyqan zyrtar i kompanise) dhe kur shkoj ne maj per te mbyllur kontraten me thone qe te eshte rinovuar per 2 vite te tjere (ishte nje nga kushtet e kontrates qe nese ben rimbushjen automatikisht pranon kushtet dhe kontrata rinovohet automatikisht per 2 vjet te tjera)

Penaliteti eshte 10 000 lek te reja . Vajta u bera dhe me fjale me ata te zyrat qendrore sepse operatoret e tyre nuk me jepnin info te sakta kur me rinovohej kontrata. Dergova nje mail sherbimit te tyre ku nje nga kushtet para rinovimit te kontrates ishte njoftimi i klientit me mail apo menyra te tjera qe po te rinovohet kontrata (nuk me kane njoftuar).

I kam kerkuar me mail qe te me kontaktoje dhe financa (nepermjet mail) ne menyre si te bej mbylljen e kontrates dhe ende asgje. Bashkelidhur po ju dergoj dhe cfare u kam shkruajtur atyre me mail qe te kuptoni idene pak a shume .

Faleminderit

 


Qytetari: L. . Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rinovimi i kontrates”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nga ana e kompanise jane shkelur kushtet e kontrates, pasi duhet t’ju kishin njoftuar per perfundimin e kontrates se pare. Per me teper, ne zbatim te dispozitave te Kodit Civil, kjo eshte nje kontrate ku palet jane te pabarabarta dhe pala ne pozite superiore (kompania ne kete rast) duhet te tregohet shume e kujdesshme ne zbatimin e detyrimeve kontraktore. Duke qene se kjo kontrate mbrohet edhe nga ligji per mbrojtjen e konsumatorit, per te pasur nje mundesi per ta zgjidhur ceshtjen jashtegjyqesisht, do t’ju sugjeroja qe t’i drejtoheshit Qendres “Konsumatori Shqiptar”, e cila eshte e specializuar ne raste te tilla dhe mund t’ju vije ne ndihme ne hartimin e nje ankimi me te plote, ku te evidentohen shkeljet perkatese te ligjit.
    Kontaktet e qendres:
    https://www.facebook.com/Qendra-Konsumatori-Shqiptar-Albanian-Consumer-Center-895987337113026/
    Cel: 069 396 1511

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet