Kush mund te shperndaje produkte kozmetike dhe cfare duhet te kete parasysh importuesi dhe shperndaresi? Mundet nje shperndares jo farmaceutik te ofroj kozmetike ne farmaci?
Përshëndetje,
Produktet kozmetike dhe shpërndarja përjashtohen nga rregullim ligjor në ligjin Nr. 105/2014 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, pikërisht në pikën 2 të nenit 2 shprehet se ky ligj nuk zbatohet për:..c) produktet kozmetike. Por nuk ka një ndalim për shpërnadrjen e produkteve kozmetike në farmaci, nëse ka një marrëveshje furnizimi. Gjithashtu nuk përfshihen as në përjashtimet nga autorizimi i tregtimit
Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 11, të këtij ligji, autorizimi i tregtimit nuk kërkohet për:
a) lëndët e para të përdorura në prodhimin e barnave;
b) formulimet oficinale;
c) përgatesat galenike;
ç) produktet mjekësore të destinuara për kërkime in vitro;
d) gjakun, plazmën apo qelizat e gjakut me origjinë njerëzore, me përjashtim të plazmës, e cila është përgatitur
me anë të një metode që përfshin procesin industrial;
dh) radionukleidet në një burim rrezatimi të mbyllur;
e) preparatet radiofarmaceutike, të përgatitura ekskluzivisht nga gjeneratorë të miratuar të radionukleidit, nga kite radionukleidesh apo pararendës të radionukleidit, në përputhje me udhëzimet e prodhuesit në kohën e përdorimit të tyre nga një person fizik ose juridik i autorizuar për një aktivitet të tillë;
ë) barnat për konsum minimal nga udhëtarët, sipas përcaktimeve të bëra me vendim të Këshilli të Ministrave.
Përgatitjet galenike dhe formulimet oficinale duhet të prodhohen dhe të hidhen në treg në përputhje me
rregulloren e miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
Ju faleminderit!
One Response