Përshëndetje!
Mami im ka disa ilaçe për osteroperozen që i merr me rimbursim. Për këtë arsye duhet të shkojë te mjeku i familjes që të marrë ilaçet. Herën e fundit nuk i ka marrë sepse i merr te doktoresha e familjes , e cila i ka thënë që nuk ke me sepse kontrolli t’i ka hequr. Ajo është pensioniste. Ju lutem a mund të më thoni se ku duhet të drejtohet për tu ankuar? Falemnderit paraprakisht!
One Response
Përshëndetje,
Çdo shtetas që paguan kontribut për sigurim shëndetësor, ose për të cilin paguan shteti, është i siguruar dhe përfiton nga skema e sigurimeve shëndetësore. Sigurimi i detyrueshëm financon paketat e shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm, ku përfshihen. Rimbursimi i plotë ose i pjesshëm i barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme në varësi të kategorisë;
Më konkretisht për barnat, personat e siguruar, ose nuk paguajnë fare ose kanë një pagesë të pjesshme që shkon deri në 50 % (për qind) të çmimit të barnave, por jo më shumë.
Në rastin konkret mjekimet që përfshihen ne skemën e rimbursimit dhe për të cilat pacienti ka nevojë të vazhdueshme për to, nuk mund të hiqen nga rimbursimi, kur vazhdimisht ka qënë pjesë e skemës së rimburisimit si mjekim dhe nga konsultimi me mjeken ju mund t’i kërkoni arsyet pse nuk mund ta përfitojë përsëri me rimbursim të njëjtin mjekim. Ju mund të ankohemi pranë Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë.
Ju faleminderit!