I mitur

Pershendetje,
Cilat jane veprimet te cilat femija mbi 14 vjec lejohet te veproj i vetem sipas vullnetit te tij dhe/ose me pelqimin e prindit? Theksoj se pyetja lidhet me veprimet ku prindi nuk mund ta administroje 100% te drejtat e femijes. Ju faleminderit,


Qytetari: T. S. Data: 9 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “I mitur”

  1. 1

    Pershendetje. I mituri qe eshte mbi moshen 14 vjec gezon zotesi te kufizuar per te vepruar. Sipas nenit 7 te Kodit Civil, kjo do te thote qe: mund të kryejë veprime juridike vetëm me pëlqimin e mëparshëm të përfaqësuesit të tij ligjor. Megjithatë ai mund të bëjë pjesë në organizata shoqërore, të disponojë atë që fiton me punën e tij, të depozitojë kursimet dhe t’i disponojë vetë këto
    depozita.”
    Ne interpretim te kesaj dispozite i mituri mund te kryeje vetem veprime juridike qe lidhen me administrimin e te ardhurave qe ka fituar nga puna e tij. Nese te ardhurat e tij kane burime te tjera: dhurim, trashegimi, etj., atehere ai keto nuk mund t’i disponoje pa nje miratim me shkrim nga kujdestari ligjor.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet