I denuar ne mungese

Pershendetje! Bashkeshorti im ka nje ceshtje penale. U kap pa patent motorri dhe u denua me 3 muaj burg. Ben gjyqin e pare dhe e lan 2 muaj. Ikem ne Greqi dhe ja lam ne dore avokatit me noteri. Beri perseri gjyq dhe e hodhi ne Vlore. Mori denim me detyrim paraqitje. Nuk u kthye dot ne Shqiperi. Na erdhi perseri leter nga gjykata. U be perseri gjyq dhe ja lan perseri dy muaj ne 2018. Dhe eshte i denuar ne mungese. Kemi pyetur shum avokat dhe nuk kemi marr nje pergjigje te saktë. Cdo avokat ka thene  dicka ndryshe. Avokatja e fundit na tha qe sipas saj ceshtja do jete fshire pasi do e kete zene amnistia. Mund te jete e vertete? Tani duam dhe te kthehemi ne Shqiperi. A del ne pikat kufitare? Ju lutem me ktheni nje pergjigje? Ju faleminderit.


Qytetari: M. P. Data: 9 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “I denuar ne mungese”

  1. Përshëndetje! Neni 3 i Ligji Nr. 5/2020 “Për dhënie Amnistie”, përcakton: “1. Amnistohen personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.”
    Sa më sipër, vlersoj se bashkëshorti juaj përfiton nga amnistia e miratuar me Ligjin Nr. 5/2020 “PËR DHËNIE AMNISTIE”. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet