Humbje e viteve te punes

Pershendetje,

Nuk me jane njohur 11 vite pune kur me doli pensioni. Si duhet te veproj, kujt t’i drejtohem pasi sigurimet shoqerore nuk me japin pergjigje? Faleminderit,


Qytetari: S. K. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Humbje e viteve te punes”

  1. Pershendetje,

    Mosha e punes mbi 14 vjec njihet si vjetersi ne pune. Per te ditur se cilat jane hapat ne vijim, duhet te shikoni arsyen se perse nuk jane njohur 11 vitet e punes. Nese nga ana e ISSH nuk jane njohur vitet, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ.
    Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese edhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni gjykates. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet