Humbje e shtetesise

Pershendetje,

Ju lutem a mund te me ndihmoni me leximin/interpretimin e Nenit 15 (4) te ligjit 113/2020 mbi shtetesine? A nenkuptohet sipas kesaj dizpozite humbja automatike e shtetesise neqofte se Presidenti e merr kete vendim? Faleminderit,


Qytetari: x. L. Data: 21 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Humbje e shtetesise”

  1. Pershendetje
    Neni 15 i ligjit 113/2020 ‘Per shtetesine ‘ percakton :
    ‘. Shtetësia shqiptare hiqet pa kërkesë në rastet si më poshtë:
    a) kur vërtetohet se shtetasi ka paraqitur dokumente të falsifikuara për fitimin e shtetësisë;
    b) kur shtetasi përkrah, kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, aktiviteti i të cilavesynon cenimin e sigurisë kombëtare dhe të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.
    2. Në rastin e heqjes së shtetësisë, sipas përcaktimit të bërë në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni, shtetësia hiqet në bazë të informacioneve të verifikuara nga institucionet përgjegjëse ligjzbatuese dhe brenda një afati 10-vjeçar nga bërja e betimit.
    3. Në rastin e heqjes së shtetësisë, sipas përcaktimit të bërë në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, shtetësia hiqet në bazë të informacioneve të verifikuara nga institucionet përgjegjëse ligjzbatuese apo kur shtetasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, vetëm përshtetasit që e kanë fituar shtetësinë shqiptare me natyralizim dhe nëse personi nuk rrezikon të mbetet pa shtetësi.
    4.Shtetësia shqiptare sipas këtij neni hiqet me dekret të Presidentit të Republikës. Në këtë rast personi pushon së qenuri shtetas shqiptar në momentin e komunikimit të dekretit dhe,përjashtimisht, nëse nuk mund t’i komunikohet dekreti, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
    5. Kundër dekretit për heqjen e shtetësisë shqiptare, shtetasi ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatën kompetente administrative, në përputhje me afatet e përcaktuara në legjislacionin përkatës në fuqi.
    6. Heqja e shtetësisë shqiptare sipas këtij neni nuk ka efekt për fëmijët e shtetasit, të cilit i hiqet shtetësia.’
    Pra, ne interpretim te ketij neni , pas perfundimit te afateve te percaktuara ne ligj, merr fuqi heqja e shtetesise shqiptare.
    Procedura e heqjes se shtetesise shqiptare behet me dekret Presidenti , i cili mund te ankimohet ( shih piken 5 te dispozites).
    faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet