Humbja e punes per shkak te pandemise

Pershendetje , kam qene e punesuar ne nje furre buke prej 1 viti e ca , por dje pronarja me tha qe do te qendroj ne shtepi deri sa te normalizohet situata e covid – 19 , pasi per aq ore pune ajo qendronte vet pasi shitja ra , dhe aktualisht nuk paguhem… Pra pyetja ime eshte a do me paguaj mua shteti ?


Qytetari: K. S. Data: 21 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

4 responses to “Humbja e punes per shkak te pandemise”

  1. Pershendetje. Biznesi ku ju jeni e punesuar vazhdon aktivitetin dhe rrjedhimisht nuk parashikohet ‘paga e luftes’ per punonjesit e ketij biznesi. Megjithate rasti juaj eshte i komplikuar, pasi vertet biznesi nuk eshte mbyllur, por ama si pasoje e pandemise shitjet kane rene dhe rrjedhimisht nje nga punonjesit e furres (pra ju) keni mbetur pa pune dhe pa page. Ne dijenine time qeveria nuk ka parashikuar ende dicka per keto raste. Por ju sugjeroj qe gjithsesi ta kerkoni ‘pagen e luftes’ dhe te ankoheni per kete problem.

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Persa i perket masave te marra nga Qeveria e Republikes se Shqiperise, ne grupin e personave te cilet do te perfitojne mbeshtetje financiare, nuk perfshihen ato persona te cilet jane ne mardhenie pune ne sektorin privat marredhenia e punes se te cileve rregullohet me detyrime kontraktore vetem midis paleve te perfshira dhe jo shtetit.

  3. Pershendetje, ne rastin konkret kemi te bejme me nje mardhenie pune ne sektorin privat e cila eshte lidhur ndermjet punedhenesit tuaj dhe ju. Aktualisht nuk parashikohet ndonje pagese nga ana e shtetit per keto raste.

  4. Akoma nuk ka një akt normativ, që të rregullojë gjendjen juridike të punësuarve në sektorin privat.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet