Hipoteka

Pershendetje,

Para 6 vitesh kemi bere nje shkembim apartamentesh. Dhame apartamentin tone te vjeter dhe morem nje apartament te ri qe akoma nuk kishin marre hipoteken. Ne kemi hipoteken e apartamentit te vjeter,  por nuk kemi marre akoma hipoteken e apartamentit te ri. Asnje banor ne pallat nuk e ka marre akoma. Ata qe moren apartamentin tone te vjeter duan ta shesin dhe na kerkojne t’ju japim hipoteken e vjeter. Ne kembengulim qe pa marre hipoteken e re nuk mund t’ju japim hipoteken e apartamentit te vjeter.
Arsyeja qe pallati i ri nuk ka marre hipoteke eshte se eshte ndertuar ne truall arkeologjik. (tani e mesuam arsyen). Cila eshte keshilla juaj ligjore ne lidhje me kete rast? dhe ju lutem bazen ligjore perkatese qe mund ta lexoj edhe une.  Jetoj prej 25 vitesh ne Kanada.
Faleminderit


Qytetari: m. g. Data: 9 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Hipoteka”

  1. Pershendetje. Persa kohe ju keni lidhur nje kontrate shkembimi, atehere ju keni te drejte qe te mos beni kalimin perfundimtar te pronesise pa u kryer regjistrimi ne kadaster i apartamentit te ri qe keni marre dhe te pajiseni me certifikate pronesie per kete apartament. Ne momentin qe apartamenti i ri, nuk ka ende regjistrim ne kadaster, atehere ju perballeni me mospermbushje te detyrimit kontraktor nga pala tjeter dhe si e tille, edhe ju keni te drejte te mos permbushni detyrimet tuaja, qe eshte kalimi perfundimtar i apartamentit te vjeter. Baza ligjore eshte Kodi Civil, pjesa e posacme, qe trajton mospermbushjen e detyrimeve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet