Pershendetje uroj te jeni mire. Pasi kam marre legalizimin e nderteses me duhet te vazhdoj procedurat e tjera per t marre hipoteken. Letrat e tokes nuk i kam dhe eshte toke e pales se trete. Cfare hapash duhet te ndjek deri ne finalizim ?
Pershendetje,
Si flim po ju referoj Vendim Nr.1040, datë 25.11.2020
Për përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit, për ndërtimet pa leje. Pika 11 shprehet se:Vendimi për legalizimin e ndërtimit pa leje bëhet i ekzekutueshëm dhe i regjistrueshëm në regjistrin e pasurive të paluajtshme, pasi të jetë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme:
a) Të ketë kaluar afati 30-ditor i paraqitjes së ankimit administrativ ndaj vendimit dhe ndaj tij nuk është paraqitur ndonjë ankim. Afati i ankimit llogaritet nga data e njoftimit të vendimit; ose
b) Të ketë përfunduar shqyrtimi i ankimit nga struktura e posaçme për ankimet në Drejtorinë e Përgjithshme dhe vendimi të jetë lënë në fuqi, ose të jetë vendosur mospranimi i ankimit; ose
c) Në rastet kur struktura e posaçme për ankimet vendos për ndryshimin e përmbajtjes së vendimit të drejtorisë vendore, ose shfuqizimin, apo anulimin e pjesshëm të tij, ekzekutimi kryhet pasi drejtoria vendore të ketë miratuar vendimin e ri.
Për zbatimin e kësaj pike, drejtoria vendore është e detyruar të kërkojë informacion në rrugë elektronike pranë strukturës së posaçme të ankimeve në Drejtorinë e Përgjithshme, përpara se të vijojë me procedurën e regjistrimit.
12. Regjistrimi kryhet nga drejtoria vendore e ASHK-së, pa u kushtëzuar nga aplikimi për shërbim kadastral dhe nga parapagimi i tarifave kadastrale. Pas kryerjes së shërbimit të regjistrimit ajo njofton subjektin përfitues për të shlyer tarifën e regjistrimit dhe tarifat e tjera për t’u pajisur me aktet kadastrale, si: certifikatë regjistrimi pronësie, kopje kartele, kopje të fragmentit të hartës kadastrale.
Gjithashtu ju mund të aplikoni në platformën e-Albania si mëposhtë:
Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrimin e objekteve të legalizuara. – Bëhet regjistrimi i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjelljes për regjistrim të lejes së legalizimit dhe dokumentacionit, të përcaktuar në nenin 29 të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. – Regjistrimi kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimit. Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të Ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dergimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike.
Trualli nuk legalizohet, pasi legalizimi nenkupton regjistrimin ne regjistrat kadastrale te nje ndertimi, i cili eshte kryer pa marre paraprakisht nje leje ndertimi. Nderkohe qe trualli eshte nje pasuri e palujatshme e cila eshte ne pronesi private, apo publike. Ajo qe ndodh me truallin gjate procesit te legalizimit, nese objekti informal eshte ndertuar ne truallin ne pronesi te shtetit ose nje personi te trete, pra jo te vete personit qe ka realizuar ndertimin, eshte shpronesimi i pronarit te ligjshem nga ana e shtetit, me ane te nje VKM-je dhe me pas kalimi i pronesise ne emer te pronarit te objektit informal, ne emer te te cilit eshte miratuar leja e legalizimit.
Keshilli i Ministrave duhet te miratoje nje Vendim per shpronesimin e pasurise se pronarit privat dhe me pas ju paguani vleren perkatese dhe fitoni pronesine mbi token, pra drejtojuni me kerkese per informacion ASHK perkatese.
Faleminderit!
One Response