Hipoteka!

Pershendetje, para 13 viteve, ne 2008, eshte bere nje marreveshje sipermarrje, midis bashkepronareve dhe investitorit, per ndertimin e nje pallati. Ne kontrate eshte vendosur kusht, per te bere nje marreveshje me avokatin, ku per punen e kryer, i dhurohet 30 metra truall dhe ndertuesi do e zbrese nga sip totale e pronareve, per tu konvertuar ne sipërfaqe banimi. Marrëveshje qe u realizua disa dite me pas, marreveshje tre paleshe. Per shkak te mos respektimit te afateve dhe marrjes se lejes, kontrata e sipermarrjes u revokua, pas dy viteve. Ne 2018, bashkepronaret kane lidhur nje tjeter kontrate sipermarrje me nje firme tjeter ndertuese, ku ne fillim viti 2020, eshte marre leja ndertimit dhe ka filluar ndertimi. Kontrate qe eshte rregjistruar dhe ne hipoteke. Para dy muajsh informohemi rastesisht gjate rifreskimit te karteles se pronësisë, qe ne dhjetor 2020, pas 12 vitesh, eshte rregjistruar ne hipoteke dhe marreveshja trepaleshe, qe ishte si kush i nje kontrate te revokuar ne 2008. Eshte veprim i drejte i kryer nga hipoteka, pa vene ne dijeni bashkepronaret dhe pa i pyetur nese ajo marreveshje eshte ne fuqi? Eshte e vlefshme akoma si marreveshje? Cfare veprimesh proceduriale duhet te bejme per ankimim? Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 8 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, procedura administrative.

One response to “Hipoteka!”

  1. Pershendetje. Situata qe ju parashtroni ka shume elemente ligjore dhe eshte mjaft komplekse. Eshte e nevojshme qe te behet nje studim i te gjithe dokumentacionit ligjor, perpara se te behet nje vleresim i sakte. Si rregull nje kontrate te ciles i ka perfunduar afati nuk mund te sjelle me pasoja juridike. Ajo qe do t’ju rekomandonim eshte nje ankese prane Agjencise Shteterore te Kadastres per te hequr regjistrimin e kontrates se vitit 2008, per shkak te kalimit te afatit. Nderkohe, per t’ju ndihmuar ne hartimin e kerkeses, mund te paraqiteni prane zyrave te Ndihmes Ligjore prane Ministrises e Drejtesise ne Tirane, ose prane Gjykatave te rretheve, sipas listes qe gjeni ne kete link: https://ndihmajuridike.gov.al/

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet