Heqje dore nga trashegimia

Pershendetje,

A mund te heqesh dore nga trashegimia? Mua me kane vdekur prinderit. Jemi tre femije, por une dua te heq dore nga trashegimia. Nese po, si realizohet? Faleminderit,


Qytetari: M. X. Data: 18 January , 2021, Kategoria: Civile - Trashegimia.

One response to “Heqje dore nga trashegimia”

  1. Pershendetje

    Po, ju mund te hiqni dore nga trashegimia ne momentin e celjes se trashegimise ligjore ose asaj testamentare. Heqja dorë nga trashëgimi mund të bëhet brenda 3 muajve nga çelja e trashëgimisë dhe kur trashëgimtari është jashtë shtetit, jo më vonë se 6 muaj.
    Heqja dorë nga trashëgimia duhet të bëhet me deklaratë të shkruar, që regjistrohet te noteri i njësisë vendore ku është çelur trashëgimia, ose me deklaratë noteriale të redaktuar nga noteri. Heqja dorë mund të bëhet edhe me anë të një përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme. Pas regjistrimit të heqjes dorë nga trashëgimia, noteri kryesisht lëshon një dëshmi të re trashëgimie, ku pasqyrohet ndryshimi në rrethin e trashëgimtarëve, si dhe pjesët e tyre takuese, të cilën ia dërgon personit që ka kërkuar lëshimin e dëshmisë fillestare të trashëgimisë.
    Nuk mund të hiqet dorë nga trashëgimi, kur gjatë afatit tremujor, trashëgimtari me veprimet e tij është sjellë si trashëgimtar. Trashëgimtari që ka deklaruar rregullisht heqjen dorë ose jo nga trashëgimi, nuk mund ta shfuqizojë më pas këtë deklarim. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet