Heqja e te drejtes nga pronesia

Kam perfituar toke bujqesore me ligjin 7501, qe nga viti 1992, qe nga kjo date edhe deri ne vitin e kaluar kam paguar taksat rregullisht, deri sa familja ime bujqesore eshte zhveshur nga e drejta e pronesise mbi pasurine ne fjale dhe se kjo pasuri eshte duke u perdorur nga subjekti tregetar “X” shpk. Gje qe ka kontrate qira marrje te rregullt nga shteti per 60 vjet. A mund te me thoni cfare hapa duhet te marr sepse kam nje vit qe me sjellin verdalle sa ne hipoteke sa ne prefekti sa ne bashki etj. Faleminderit


Qytetari: G. K. Data: 14 October , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Heqja e te drejtes nga pronesia”

  1. Në rast titulli i pronësisë (akti i marrjes së tokës) është i rregullt, së bashku me Certifikatën për vërtetim pronësie, atëherë ju jeni pronar dhe keni çdo të drejtë mbi pasurinë. Duhet parë se çfarë viti është lidhur kontrata ndërmjet shtetit dhe subjektit tregtar. Në rast se kontrata mban datë më të vonë se akti i marrjes së tokës ose Certifikata e pronësisë ju mund të hidhni në gjyq shtetin (institucionin i cili ka lidhur kontratën) së bashku me shoqërinë tregtare. Ju mund të ngrini padi për “Pavlefshmërinë absolute të veprimit juridik të kontratës (të lidhur ndërmjet shtetit dhe subjektit privat), për shkak se është në kundërshtim me ligjin. Shkaku ligjor i padisë është neni 92/a dhe nenet 663 të Kodit Civil. Askush nuk mund të lidhë një kontratë pa qenë titullar i pasurisë, të lejohet nga titullari apo ketë përfituar të drejta nga titullari.
    Përveç “Pavlefshmërisë absolute” ke detyrimin të kërkosh “Lirim dhe dorëzim sendi” për të zgjidhur pasojat e pavlefshmërisë, si dhe ke të drejtë të kërkosh dëmin e shkaktuar si pasojë e përdorimit të pasurisë.

  2. 1

    Pershendetje!

    Per sa me larte referoni, dy jane jane momentet mbi te cilat duhet te hetohet.

    1. Nga viti 1992 e deri me sot a e keni regjistruar ndonjehere kete pasuri ne emrin tuaj. Keni çertifikate pronesie. AMTP-ja eshte goditur ndonjehere per pavlefshmeri.
    2. Kontrata e qirase. Sipas kesaj kontrate kush paraqitet si qiradhenes dhe cila eshte baza ligjore ne lidhjen e saj (nenkuptoj ketu nese prona ju eshte marre sipas parashikimeve te ligjit “Per Shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkoheshem te pasurive private”.

    Mbi bazen e ketij dokumentacioni mund te krijohet ideja mbi veprimet qe duhen ndermare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet