Pershendetje!
Une e kam permbushur vullnetarisht detyrimin si debitor, detyrim i cili me eshte urdheruar ne shkresen e ekzekutimit vullnetar. Gjithashtu kam depozituar ne zyren e permbarimit edhe kerkesen per heqjen e sekuestrove. Cfare masash te tjera duhet te ndermarr per heqjen e sekuestrove nga permbaruesi?
Faleminderit,
One Response
Përshëndetje,
Në kërkesën për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e luajtshme të paluajtshme duhet të depozitoni edhe vërtetimin, faturën tatimore që vërteton ekzekutimin e këtij detyrimi. Nëse ju e keni të provuar pranë zyrës përmbarimore ekzekutimin e detyrimit atëherë duhet të pajiseni nga përmbaruesi me urdhërin për heqjen e sekuestros.
Në rast se nga ana e përmbaruesit nuk ju është kthyer përgjigje mbi kërkesën e depozituar,atëherë mund të drejtoheni pranë zyrës përmbarimore për tu pajisur me urdhërin e heqjes së sekuestros.
Faleminderit!