Heqja e ekspulsit me mbarimin e afatit

Pershendetje,

Ne vitin 2019 kam marr nje ekspuls ne Gjermani per tejkalim ditesh ne Schengen i cili mbaron ne muajin prill te ketij viti. Pyetja ime eshte: A fshihet masa nga sistemi pasi mbaron afati  apo u duhet bere ndonje kerkese autoriteteve perkatese te shtetit gjerman? Faleminderit,


Qytetari: a. p. Data: 25 January , 2021, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Heqja e ekspulsit me mbarimin e afatit”

  1. Pershendetje

    Duhet të shikoni me kujdes afatin e ndalimit të përcaktuar në letrën e dorëzuar tek ju nga autoritetet e shtetit dëbues. Kujdes! Heqja e dëbimit (espulsit) nuk bëhet automatikisht pas përfundimit të afatit të përcaktuar në të. Për heqjen e tij, duhet t’i drejtoheni autoriteteve të shtetit që ka lëshuar urdhër dëbimin (espulsin). Kerkesa duhet te jete e perkthyer ne gjuhen e gjermane, duke i bashkelidhur nje kopje te dokumentit tuaj te identifikimit. Kerkesen mund ta dergoni permes sherbimit postar.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet