Heqja dore nga pronesia

Pershendetje,

Jam bashkepronare e nje apartamenti me tre vellezerit.  A mundem une ne terma ligjor te heq dore nga pronesia? C’fare ndodh me pjesen time te bashkepronesise? Nese ligjerisht kjo gje eshte e mundur, cilat jane shpenzimet?  A e zevendeson “heqja dore nga pronesia” termin e dhurimit? Faleminderit,


Qytetari: L. M. Data: 13 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Heqja dore nga pronesia”

  1. 4

    Pershendetje
    Heqja dore nga pronesia dhe dhurimi jane dy terma te ndryshem ligjore. Ne momentin e dhurimit ju vendosni se kujt ia kaloni pjesen tuaj takuese njekohesisht dhe pranuesi i dhurimit duhet te shfaq vullnetin e tij per ta pranuar, ndersa nese ju heqni dore nga pronesia eshte nje nga menyrat e humbjes se pronesise dhe Heqja dorë nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme në dobi të një tjetri, është e vlefshme kur bëhet me akt noterial e regjistrohet.
    Shpenzimet jane ato noteriale si dhe shpenzimet e rregjistrimit qe behen ne Drejtorine vendore te ASHK – ku ndodhet banesa.
    Per sa me siper, ju duhet te paraqitet prane nje noteri per hartimin e aktit noterial te heqjes dore nga pronesia ose dhurimit dhe me pas ky akt noterial duhet te depozitohet per rregjistrim prane zyres vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres ku ndodhet e regjistruar prona juaj.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet