Heqje denimi nga deshmia penalitetit

Pershendetje,

Jam i denuar me pare dhe kerkoj te aplikoj per pune ne EU, ceshtja eshte ne Gjykaten e Larte. Si mund te veproj te aplikoj per nje kontrate pune ne EU? Kur konsiderohem sipas ligjit i padenuar?

Ju faleminderit


Qytetari: D. C. Data: 26 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Heqje denimi nga deshmia penalitetit”

  1. Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal, ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen. Rastet kur personi do te quhet i padenuar jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Ne varesi te mases se denimit qe ju eshte dhene per vepren penale te kryer, vleresoni se ne cilin prej rasteve te mesiperme kategorizoheni. Mbani ne konsiderate qe te quheni i padenuar duhet te plotesohen 2 (dy) kushte: 1. vendimi eshte ekzekutuar; 2. te mos keni kryer asnje veper tjeter penale gjate x viteve (sipas rasteve me lart) nga perfundimi i vuajtjes se denimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet