Hapja e nje llogarie banke ne emer te vellait

Si mund te hap nje llogari banke ne emer te vellait i cili ndodhet ne Greqi dhe ka biznes te vogel ketu? Per shkak te mungeses se llogarise s`ka perfituar asgje. Faleminderit


Qytetari: e. t. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Hapja e nje llogarie banke ne emer te vellait”

  1. Pershendetje. Ju mund te hapni llogarine bankare ne emer te vellait tuaj, vetem nese pajiseni prej tij me nje prokure, e cila e ka te percaktuar qartesisht te drejten tuaj per ta kryer kete veprim si dhe te gjitha te drejtat e tjera qe ju kalohen. Nese llogaria do te hapet per efekt te nje shoqerie tregtare, ku vellai juaj eshte administrator, duhet te percaktohet qartesisht nje gje e tille ne prokure, ku te jepet i gjithe informacioni per shoqerine, NIPT, Seli, Administrator, etj..
    Per sa kohe vellai juaj, eshte ne Greqi, prokura duhet te hartohet aty, duhet te pajiset me vule Apostille dhe me pas ne Shqiperi te perkthehet ne shqip dhe te noterizohet. Ne mungese te ketij dokumenti, ju nuk mund te hapni llogarine bankare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet