Hapja e nje biznesi

Jam shtetase e Kosoves me lejeqendrimi ne Shqiperi dhe deshiroj te hap nje biznes ne Shqiperi. Sipas ligjit shqiptar, a mundem te hap biznes dhe nese po, atehere si jane procedurat e aplikimit? Ju faleminderit


Qytetari: M. K. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Hapja e nje biznesi”

  1. 1

    Pershendetje. Cdo shtetas i huaj ka te drejte te regjistroje nje veprimtari tregtare ne Shqiperi. Per t’u regjistruar duhet te aplikoni prane Qendres Kombetare te Biznesit. Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim varet nga forma e organizimit qe ju do te zgjidhni. Ju mund te zgjidhni te regjistroheni si person fizik, apo ne nje nga format e shoqerive tregtare. Personat fizike te huaj, duhet ta bejne aplikimin prane Qendres Kombetare te Biznesit fizikisht, ndersa shtetasit shqiptare aplikimin e bejne nepermjet portalit qeveritar e-albania.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet