Pershendetje,
Doja te pyesja sesa gjasa ka te rrezohet akuza e dhene ne gjyqin paraprak? dhe nese jo, ne gjyqin e themelit ndryshon apo mbetet e njejta akuze (nqs po sa gjasa ka te rrezohet akuza)? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Ndryshimi i akuzës mund te behet në seancën paraprake ne mbeshtetje te nenit 332/d. Gjithashtu edhe kur gjatë shqyrtimit gjyqësor fakti del ndryshe nga ç’është përshkruar në kërkesën për gjykim dhe gjykimi i tij është në kompetencën e asaj gjykate, prokurori ndryshon akuzën dhe procedon me akuzën përkatëse. (referuar nenit 372 K. Pr. Penale)
Gjithsesi duhet te mbani parasysh se per te bere nje vleresim ligjor eshte e rendesishme permbajtja e dosjes penale, prandaj ne lidhje me probabilitetin qe te rrezohet akuza ose jo, eshte nje vendimarrje qe i takon gjykates pasi ka vleresuar provat nga palet perkatese.
Faleminderit