Gjyqesori

Jam e divorcuar prej 1 viti dokumentat i kam cuar ne permbarim per te mare pensionin e femijeve. Zoteria ka deklaruar nje rroge minimale edhe pse te ardhurat jane me te larta, ka shtepi te cilen e kem ne legalizim dhe me permbaruesin ka rene ne konsensus qe t’me japi gjysmen e pensionit. Une kam ne kujdestari tre femije dhe jam me qera. Shkoj tek permbaruesi me thote ska cfare ti bej. I kam fituar te gjitha gjyqet. Nuk e di pse jane gjykatat kur permbarimi nuk ben punen qe i takon apo se ne jemi nena dhe duhet te vuajme. Dua te di nga ju, a ka te drejte permbarimi ta sekuestroj shtepine zoterise dhe pse ai e ka ne legalizim per mos dhenje te plote te pensionit?


Qytetari: F. L. Data: 8 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Gjyqesori”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne baze te ligjeve ne fuqi cdo pasuri e fituar nepermjete procesit te legalizimit i perket te dy bashkeshorteve. Pra me fjale te tjera pronar jane te dy bashkeshortet dhe ne rastin konkret, ju si ish bashkeshorte, ne rast se vetdeklarimi per legalizim eshte bere gjate marteses ligjore.
    Nga sa me siper hapat qe duhet te kryheni jane: 1. Te informoheni nepermjet nje kerkese zyrtare ne Drejtorine perkatese te ASHk-se per statusin e procedures se legalizimit mbi objektin e ndertuar
    2. Nese ASHK-ja nuk pranon kerken tuaj ju lind e drejta e nje procesi gjyqesor administrativ ku te kerkoni regjitrimin e prones ne bashpronesi.

  2. Elis Bilali Elis Bilali says:
    1

    Pershendetje. Ne lidhje me pyetjen, vleresoj se permbaruesi nuk mund te ekzekutoje detyrimin mbi nje pasuri e cila nuk eshte ne qarkullimin civil ende, (nuk eshte e legalizuar e rrjedhimisht nuk eshte e regjistruar prane Drejtorise Vendore perkatese te Agjensise Shteterore te Kadastres). Ashtu sic te ka shpjeguar edhe permbaruesi, ekzekutimi i detyrimeve mbi sendet e paluajtshme behet konform parashikimeve te neneve 560, 563, 564, 568 e vijues te Kodit te Procedures Civile. Keto dispozita parashikojne te gjithe proceduren qe duhet te ndermarre permbaruesi per ekzekutimin e detyrimit mbi nje pasuri te paluajtshme. Gjithsesi ju duhet ti drejtoheni me nje kerkese Drejtorise Vendore perkatese te Agjensise Shteterore te Kadastres per informacion, per tu informuar ne lidhje me statusin dhe gjendjen e legalizmit te objektit, per te marre informacion nese eshte apo jo kualifikuar per legalizim deri ne keto momente. Vetem pasi te jete paisur me leje legalizimi dhe kjo leje te jete regjistruar ne Kadaster, mund te veprohet mbi kete pasuri. Gjithashtu, duhet te informoheni ne lidhje me gjithe procedurat e legalizmit qe po ndermerren, pasi ne rast se eshte nje objekt i ndertuar gjate marteses, me kontributin e ish bashkeshortit tuaj pavarsisht se jeni ndare, ne rast se legalizohet ju mund te perfitoni te drejta pronesie mbi kete objekt. (Duhet te verifikohen te dhenat e vetdeklarimit, koha e ndertimit te objektit, personi deklarues, verifikimi i faktit nese ne kohen e ndertimit keni qene te martuar ose jo etj). Dite te Mbare

  3. Në rast se gjykatën nuk mund ta zgjedhësh por e ke të detyrueshme me short, zyrën përmbarimore e zgjedh vetë ti. Në rast se nuk je e kënaqur nga shërbimi përmbarimor mund të ndërrosh përmbarues. Përmbaruesi gjyqësor mund të bëjë një shkresë te Aluizni për të bllokuar procesin deri sa të zgjidhet çështja e pasurisë që është vënë gjatë martese, por nuk mund të vendosi sekuestro për një të drejtë, por vetëm mbi sende materiale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet