Gjyqesore

Pershendetje,
Me duhet ndihma juaj ne lidhje me nje ceshtje.
Une hapur nje proces gjyqesor civil per njohje pronar ndaj nje X personi. Nga ky person kam blere shtepine ( kontrate e rregullt shitblerje dhe shtepia eshte ne emrin tim) kemi blere edhe toke me deklarate dore, pra jo kontrat shitblerje, te cilen e kemi perdorur 21 vjet. Ne gjyq per njohje pronar me parashkrim fitues kemi caktuar 2 avokate per te na perfaqesuar me prokure te posacme. Une kam vendosur te terhiqem nga padia dhe bera kerkese qe avokati e dergoi me poste per terheqje.
Doja te dija si mund te vazhdoj gjyqi, gjyqtari e pezullon ceshtjen direkt? Nese pala e paditur nuk bie dakort me doreheqjen e rrezon gjykata terheqjen e padise? Mund te bej avokati ndonje marreveshje me palen e paditur pa dijenine time dhe ta regjistroj ne gjykate? Si prsh duke qene se shtepia eshte blere nga i njejti person , ti kaloje shtepine ne emer te paditurit? Theksoj shtepia eshte blere pas martese, pra mund te tjetersoje avokati ose gjyqtari shtepine tja kaloj te paditurit edhe pse gjyqi eshte hapur per tokat? Pra dua te di nese ne kete mes me rrezikon shtepia. Doja te dija edhe tarifat gjyqesore ne kete rast ose shpenzimi avokatit te pales se paditur sa mund te jene. Do ju isha falenderuese nese me ktheni pergjigje.

Qytetari: O.H.
Data: 20 Mars 2023, Kategoria: Procedurë gjyqësore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Juristi online nuk mund te japi nje pergjigje te detajuar pa pare aktet dhe shqyrtuar dokumentat,persa ju keni parashtruar po ju informojme me heqjen dore nga gjykimi, ne nenin 201 te Kodit te Procedures Civile percaktohet se:
    1. Paditësi në çdo fazë të gjykimit në shkallë të parë, mund të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Heqja dorë ka efekt nëse i padituri e pranon atë. Megjithatë, pranimi i të paditurit nuk është i nevojshëm nëse ai, në kohën kur paditësi paraqet kërkesën për heqje dorë nga gjykimi, nuk ka dorëzuar ende deklaratën e mbrojtjes për themelin e çështjes.
    2. Gjykata mund të vendosë pushimin e gjykimit edhe nëse mospranimi i të paditurit nuk ka shkak të ligjshëm

    Ne lidhje me heqjen dore nga e drejta e padise, ne nenin 201/a te Kodit te Procedures Civile percaktohet se:
    Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi. Heqja dorë nga e drejta e padisë përpara gjykatës së apelit sjell si rrjedhojë prishjen e vendimit të gjykatës të shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.

    Kujdes: Ka dallim midis heqjes dore nga gjykimi i padise dhe heqjes dore nga e drejta e padise. Ne rastin e pare, pasi heq dore nga gjykimi i padise, paditesi ka te drejte ta ngreje perseri kete padi. Ndersa ne rasti e heqjes dore nga e drejta e padise, paditesi nuk ka te drejte ta ngreje serish po kete padi.
    Shpenzimet gjyqesore perbehen nga taksa gjyqesore, njoftimet e paleve, tarifat e ekspertit, si dhe shpenzimet e perfaqesuesve ligjore.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje