Përshëndetje .
Kam hapur një gjyq në tetor të këti viti për korigjimin e emrit .
Pasi kam fituar gjyqin, pyetja ime është, lekët që pagova për padi diku 50.000 lek të vjetra më kethehen mbrapa , pasi në vendim shkruhet që shpenzimet i ngarkohen palës së paditur.
Faleminderit!
One Response
Përshëndetje,
Korrigjimi i emrit mund të kryhet, bazuar edhe në nenin 57/7 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile” (i përditësuar) parashikon: “Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin”.
Sa më sipër vlersoj, nëse gabimi është material, i bërë gjatë transkiptimit të akteve të gjëndjes civile, duhet të paraqiteni pranë zyrës së gjendjes civile ku keni vendbanimin, për të bërë kërkesë për korrigjimin e gabimit. Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: a) kopje të aktit të lindjes; b) çdo dokument tjetër që provon gabimin.
Nëse gabimi nuk është material, i bërë gjatë transkiptimit të akteve të gjëndjes civile dhe akti juaj i lindjes është me të njëjtën gërmë, vlersoj se ligji nuk lejon ndryshimin e gërmës.
Gjithashtu udhëzimi nr.481, datë 05.09.2013 për “Procedurat e korigjimit të emrit/mbiemrit si korigjim material”
Shtetasit mund të kërkojnë që t’i bëjnë përmirësime rubrikave të emrit/ mbiemrit. Këto përmirësime lidhen me saktësimin e shkronjave të veçanta që kanë të bëjnë me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Për këto raste shtetasit paraqesin në zyrën e gjendjes civile kërkesën për përmirësimin e emrit si dhe çdo dokument tjetër që disponojnë, apo që provon shqiptimin ndryshe nga shkrimi, të një shkronje të vaçantë të emrit/ mbiemrit.
Gjithashtu në zyrën e gjendjes civile shtetasi dorëzon:
•kopje të aktit të lindjes ose çertifikatë nga akti i lindjes
•çertifikatë personale apo familjare nga çdo regjistrim ku i interesuari ka patur vendbanimin, me të gjitha shënimet që ekzistojnë në regjistër për ndryshime apo korigjime të mëparshme.
Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile brenda 5 ditëve pune harton një relacion ku shprehmendimin e tij në lidhje me korigjimin dhe ja përcjell bashkë me dokumentacionin e mbledhur Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile brenda 5 ditëve pune nga data e marrjes së praktikës merr vendimin për miratimin ose jo të kërkesës së shtetasit. Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile pasqyron në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile.
Cituar më sipër ishte rruga administrative, por në rastin konkret ju keni investuar gjykatën me kërkesë dhe keni fituar çështjen, por kjo është bërë pa palë kundërshtare, dhe tarifa gjyqësore do paguhet nga ju. Nëse ju keni thirur si të paditur Zyrën e Gjrndjes Civile, dhe dispozitivi i vendimit shprehes se pagesën duhet ta kryej pala që ka humbur gjyqin, ju i drejtoheni përmbaruesit, kur ekzekutimi i vendimit nuk bëhet vullnetarisht.
Ju faleminderit!