Gjyq per zgjidhje martese

Pershendetje,

Une jam nje zonje. Ne daten 8 korrik te vitit 2019 bashkeshorti im shkon ne Shqiperi dhe hap gjyq per divorc se ne fakt une dhe bashkeshorti jetonim ne qytetin e Athines ne shtetin grek. Edhe sot e kesaj dite ndodhem jashte vendit. Bashkeshorti e filloj gjyqin per zgjidhjen e marteses ne daten 8 korrik 2019 dhe ne muajin dhjetor te vitit 2019 gjykata e shkalles se pare mori vendimin per zgjidhjen e marteses, por une nuk jam dakort me disa pika te ketij vendimi te marre nga gjykata e shkalles se pare.
1. Ne lidhje me kujdestarine e femijes gjykata vendosi per te ma dhene mua kujdestarine e djalit (ku une dhe bashkeshorti kishim nga kjo martese vetem nje djale te datelindjes 2002) dhe per kete gje jam dakort me vendimin.
2. Ne lidhje me pensionionin ushqimor, gjykata vendosi ndaj bashkeshortit tim per te paguar per djalin deri sa ai te mbushte moshen 18 vjec.  Por une nuk jam dakort me kete pike te vendimit, pasi djali im duhet te merrte pension ushqimor extra per shkak te nenit te 197 te kodit te familjes sepse djali eshte duke vazhduar shkollen ne shtetin grek.  Djali nuk punon dhe nuk ka mjete jetesese. Edhe une jam e papune dhe po me ndihmon perkohesisht vajza ime nga martesa e pare. Vajza po me ndihmon mua dhe djalin duke na strehuar per momentin ne shtepine e saj, ku edhe vete ajo jeton me qera ne shtetin grek deri sa te zgjidhim gjyqet e divorcit. Per shkak se ne na strehon vajza ime, gjykata vendosi qe mos pranoje kerkesen tone qe djali te merrte pension ushqimor extra.
3. Une i kerkova gjykates te me lejonte perdorimin e baneses sipas nenit 153, por kjo kerkese e imja u hodh poshte nga gjykata e shkalles se pare per shkak se mua po me strehon vajza ime. Ne lidhje me keto  vendime te shkalles se pare qe mu hodhen poshte bera apelim ne gjykaten e apelit, e cila po ashtu u pergjigj negativisht ne lidhje me kerkesat e mia. Une kerkoj nje pergjigje nga ju se si mund ta zgjidh kete problem? Shume faleminderit,


Qytetari: D. C. Data: 30 November , 2020, Kategoria: Familjare, procedura gjyqesore.

One response to “Gjyq per zgjidhje martese”

  1. Pershendetje,

    Prindërit kanë detyrimin për ushqim ndaj fëmijëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jetuar. Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohën që fëmijët madhorë ndjekin shkollën e mesme ose të lartë, deri në moshën njëzetepesë vjeç.

    Ne nenin 207 te Kodit te Familjes percaktohet se: “Gjykata, me kërkesën e personit të interesuar, mund të pakësojë, të heqë ose të shtojë detyrimin për ushqim, të caktuar me vendim të formës së prerë, kur rrethanat në bazë të të cilave është dhënë vendimi kanë ndryshuar më vonë”.

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, duket se vendimi i gjykates ka marre forme te prere. Nese rrethanat ne baze te te cilave eshte dhene ky vendim kane ndryshuar, atehere vleresojme se ne baze te dispozites se mesiperme ligjore, ju mund te hapni nje proces te ri gjyqesor vetem per pjesen e trajtimit me pension ushqimor shtese per djalin, i cili vazhdon studimet pertej moshes 18 vjecare. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet