Gjyq per njohje pronesie

Duke menduar qe ndoshta per ndonje gabimin tim, nuk e keni marre pyetjen time, po ju shkruaj perseri.

ATP-ja me ktheu dosjen me dokumentat qe pata dorezuar per kthimin e prones se trasheguar, pasi skadoi afati i shqyrtimit te kerkesave. Tani duhet te hap gjyq per njohjen e pronesise. Kam 3 pyetje : 1- Cili institucion duhet paditur ?2- Cili eshte neni perkates i Kodit Civil ku duhet mbeshtetur padia ? 3- Prona ne fjale (kullote) ka patur shume pjestare te cilet nuk kishin lidhje fisnore me njeri-tjetrin. Ne dokumentin kadastral te pronesise, (arkivor) jepen kufijte e pergjithshem te kullotes, siperfaqen e saj, emrat e te gjithe pronareve, si dhe pjeset ideale te tyre. Pra, per asnjerin nga pronaret nuk ka kufij te percaktuar. Ky dokument eshte i vetmi deri ne vitin 1945. Shumices se ketyre pronareve iu eshte kthyer prona nga ATP-ja. Pyetja eshte mund te behet gjyqi duke mos patur kufijte e trashegimlenesit tim. Ne rast se do te duhej te thirreshin ne gjykim te gjithe trashegimtaret e ish pronareve, kjo do te ishte e pamundur per mua. Nuk mund te gjej rreth mbi 100 persona. Pra mund te ngre padi per te kerkuar njohje pronesie per pjese ideale ?


Qytetari: R. T. Data: 16 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Gjyq per njohje pronesie”

  1. Pershendetje. Ne cilesine e te paditurit do te therrisni Agjencine e Trajtimit te Pronave. Padia nuk mbeshtetet ne dispozitat e Kodit Civil, por ne ligjin per trajtimin e prones, mbi bazen e te cilit keni paraqitur dhe kerkesen ne ATP. Lidhur me problemet teknike, ato shqyrtohen nga gjykata e cila do te therrase nje ekspert te pavarur, i cili nisur nga dokumentacioni arkivor do te percaktoje se cilat prona, sipas regjistrit kadastral te sotshem ju takojne. Po ashtu eksperti do te percaktoje nese ka prona te lira per kthim, apo nese tashme keto prona kane pronar dhe ju duhet te kompensoheni sipas ligjit.
    Padia mund te ngrihet nga kushdo prej trashegimtareve, ne cilesine e bashkepronareve. Eshte e rendesishme te keni te gjitha deshmite e trashegimise. Per ceshtje te tilla, te cilat kane shume teknikalitete ligjore, do t’ju sygjeronim te kontaktonit nje avokat. Nese jeni ne pamundesi financiare, mund te plotesoni formularin per ndihmen ligjore pa pagese. Formularet i gjeni edhe prane faqes se juristionline.al.
    https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet