Gjyq per korrigjim dokumentacioni

Pershendetje,

Sa zgjat dhe sa kushton procesi per njohjen e certifikates greke? dhe sa ndikon duke korrigjur gabimet ne gjendjen civile shqiptare?


Qytetari: F. K. Data: 6 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Gjyq per korrigjim dokumentacioni”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Dokumentat e leshuar nga nje intitiucion i huaj, ne rastin tuaj grek, per t’u njohur nga intitucionet e shtetit shqiptar duhet te kalojne ne procesin e legalizimit. Qe do te thote, ne rast se kemi te bejme me nje certifikate lindje (akti i lindjes leshuar nga Spitali), certifikate martese, certifikate vdekje etj, keto dokumenta duhet te legalizohen, pra duhet te kene vulen apostile. Sipas marreveshjes midis dy shteteve dhe ne perputhje me procedurat, kalojne ne Prefekturen e vendit perkates ne Greqi dhe me pas ne Ministrine e Jashtme Greke.
    Duhet te keni parasysh 2 momente:
    1. Nese flasim per gabimet materiale ne certifikaten e leshuar nga autoritet pergjegjese greke duhet te procedoni ne perputhje me rregullat dhe ligjet greke per ndryshimin e ketij gabimi;
    2. Nese flasim per gabime ne certifikaten e leshuar nga autoritet shqiptare, ketu duhet te ndalim ne dy momente: a. Nese kemi te bejme me gabime materiale te kryera nga autoriteti perkates; b. nese kemi te bejme me gabime qe konsistojne ne dokumentat baze te mbajtura ne regjistrin themeltare.
    a) Nese jeni ne rastin e pare mjafton t’i drejtohemi me kerkese Gjendjes Civile ku keni regjistrimin per te kryer ndreqjen e gabimit material, duke u mbeshtetur ne dokumenta te tjere baze nga burimi pergjegjes i cili e provon kete gabim (psh akti i lindjes etj); b. Nese gabimi ndodhet ne dokumentat baze, atehere ju duhet te ngrini nje padi per vertetim fakti (qe ne perputhje me Kodin Civil padite per vertetim fakti ngrihen ne Gjykaten Civile por ka raste ne praktike te cilat, ne rastin tuaj konkret mund t’ja cojne per kompetence lendore dhe gjykates Administrative).
    Padite per vertetim fakti ne perputhje me Udhezimin nr. 33, date 29.11.2014, kane nje tarife prej 200 lek. Shpenzimet per avokatin percaktohen ne marreveshje midis paleve (vetem nese ju perfitoni nga ligji 111/2017, si nje nga kategorite te cilat mund te perfitojne nje avokat falas, garantuar nga shteti). Afati i procesit varet nga ngarkesa dhe kapacitetet e gjykates.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet